“Zelensky, Zelensky, f*ck you,” protestuesit thirrje para Ambasadës së Ukrainës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.08.2026, 22:24

Marshimi i ditës së 71-të të protestës qytetare në Tiranë ka marrë një kthesë tjetër mbrëmjen e sotme, teksa protestuesit janë ndalur përpara Ambasadës së Ukrainës.

Nga turma janë dëgjuar thirrje kundër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mes tyre edhe “Zelensky, Zelensky, f*ck you”, duke shprehur zemërimin e protestuesve ndaj qëndrimit të fundit të Kievit për Kosovën.

Reagimi vjen pas vizitës së Zelenskyt në Beograd, ku presidenti ukrainas riafirmoi se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për statusin e Kosovës dhe vijon të respektojë integritetin territorial të Serbisë.

Deklarata ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vendosi të hiqte flamurin ukrainas nga qendra e kryeqytetit, duke deklaruar se “kur Kosova nuk respektohet, Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë”.

Tashmë pakënaqësia është shfaqur edhe në Tiranë, ku protestuesit e ditës së 71-të kanë zgjedhur ta shprehin publikisht qëndrimin e tyre përpara përfaqësisë diplomatike ukrainase.

Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa ndalesa përpara Ambasadës së Ukrainës u kthye në një prej momenteve më të spikatura të protestës së kësaj mbrëmjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit