Dita e 71-të e protestës, qytetarët nisin marshimin: Ju erdhi fundi!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.08.2026, 22:08

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke shënuar ditën e 71-të radhazi të protestës.

Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, protestuesit po marshojnë nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa në kor dëgjohet thirrja "Ju erdhi fundi" dhe "Rama jepe dorëheqjen".

Prej 71 ditësh, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje në Tiranë, duke vijuar protestën pa ndërprerje dhe duke dëshmuar këmbëngulje e qëndrueshmëri në kërkesat e tyre.

Marshimi i kësaj mbrëmjeje pritet të vijojë në rrugët e kryeqytetit, i shoqëruar nga thirrje, pankarta dhe flamuj kombëtarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit