Shokët e prisnin me krenari, Sterjo shfaqej i buzëqeshur pas plagosjes me thikë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.08.2026, 20:03

Para se të arrestohej si autor i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, Kristjan Sterjo kishte pasur më herët probleme me drejtësinë, pasi ishte arrestuar për një plagosje me thikë.

Pas arrestimit të tij të mëparshëm, miqtë e Sterjos e kishin pritur jashtë institucionit të sigurisë dhe e kishin filmuar në momentin kur ai dilte pas shoqërimit nga Policia.

Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Sterjo shfaqet duke dalë i buzëqeshur, ndërsa shokët e filmojnë me telefonat e tyre. Videoja ishte shoqëruar edhe me një këngë, në të cilën përmenden kronikat e zeza.

Pikërisht kjo video është rikthyer në vëmendje pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku Joan Zuko, 20-vjeç, mbeti i vrarë dhe Kristjan Sterjo u arrestua si autor i dyshuar.

Sterjo ishte i njohur më herët për Policinë për shkak të arrestimit për plagosjen me thikë. Ndërkohë, në rrjetet sociale ai dhe rrethi i tij shoqëror kishin publikuar herë pas here foto dhe video nga përditshmëria e tyre, mes tyre edhe pamjet e momentit kur ai largohej nga institucioni i sigurisë.

20-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së shtunës, disa orë pasi Policia e kishte identifikuar si të dyshuarin kryesor për vrasjen shokut të tij të fëmijërisë, Joan Zuko.

Sipas hetimeve paraprake, vrasja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti të mëparshëm mes dy të rinjve. Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit