Riaktivizohet zjarri në malin e Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.08.2026, 16:30

Një vatër zjarri është riaktivizuar në malin e Krujës, duke përkeqësuar situatën dhe duke vënë në rrezik banesat dhe një biznes pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Banorët raportojnë se gjatë orëve të fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm dhe ekziston frika se zjarri mund të marrë përmasa më të mëdha nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Ata thonë se aktualisht nuk ka mjete zjarrfikëse apo forca të ushtrisë në terren, ndërsa kërkojnë përforcime dhe ndërhyrje me mjete ajrore për shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e banesave.

“Zjarri në malin e Krujës vijon të jetë aktiv. Kërkojmë përforcime të zjarrfikësve për të ruajtur banesat, ose ndërhyrje me helikopterë për ta shuar sa më shpejt”, shprehen banorët.

Ata paralajmërojnë se situata mund të bëhet edhe më kritike me rënien e errësirës, pasi ndërhyrja nga ajri bëhet më e vështirë. Banorët bëjnë apel për një reagim të menjëhershëm, përpara se flakët të përhapen më tej dhe situata të kthehet në një emergjencë më të madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit