SPAK kontroll te “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i vilës luksoze të Ballukut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.08.2026, 14:25

Në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK ka ushtruar kontroll në kompaninë “Atelier 4”, në pronësi të vëllezërve Alban dhe Andi Eftimi. Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala, gjatë kontrollit janë sekuestruar materiale që lidhen me projektin e arredimit të një vile luksoze në një prej zonave më ekskluzive të jugut të vendit.

Bëhet fjalë për një pasuri që, sipas dyshimeve të hetuesve, mund të ketë lidhje me Ballukun dhe që po verifikohet si pasuri e fshehur. Prokurorët e posaçëm po analizojnë dokumentet e sekuestruara dhe po i krahasojnë ato me provat e tjera të mbledhura gjatë hetimit për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje mes ish-zv.kryeministres dhe kësaj prone.

Balluku është e pandehur në dosjen që lidhet me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës, ndërsa ndaj saj vijon edhe një hetim për korrupsion dhe pastrim parash. Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka sekuestruar edhe një vilë në Dhërmi, për të cilën dyshohet se mund të jetë pasuri e fshehur. Rreth 10 ditë më parë, Balluku u paraqit në SPAK, ku iu komunikuan akuzat e reja dhe iu njoftua zgjatja me tre muaj e afatit të hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit