Qytetari blen qumësht “Barista”: Kur e hapa doli si gëlqere

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.08.2026, 13:33

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem që, sipas tij, është përsëritur me qumështin Barista që përdor. Ai thotë se prej kohësh ka vënë re probleme me shijen, të cilën e përshkruan si “shije uji”, ndërsa këtë herë, pasi hapi një paketim të ri, pretendon se ka gjetur brenda një masë të fortë që i është dukur si gëlqere apo allçi.

Sipas qytetarit, qumështi ishte sapo hapur dhe, pasi e hodhi në një enë, vuri re praninë e copëzës së pazakontë. “Kemi pasur vazhdimisht probleme me qumështin, është si gëlqere dhe ka shije uji. E sapo hapa dhe pashë që kishte një copë si allçi”, shkruan ai, duke kërkuar që rasti të bëhet publik.

Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë paketimin e qumështit dhe masën e dukshme brenda tij. Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore dhe kërkon një sqarim për konsumatorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit