Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e mbetjeve të strukturave të shembura pranë “Syrit të Kaltër” në Theth.
Ai shpreh indinjatën për faktin se, pavarësisht se ka kaluar një vit nga shembja e strukturave, mbetjet nuk janë larguar dhe vijojnë të jenë të ekspozuara përpara banorëve dhe turistëve një prej destinacioneve turistike më të vizituara të Shqipërisë.
Sipas tij, situata është veçanërisht e turpshme përballë turistëve të huaj që vizitojnë Thethin dhe përpiqet ta lidhë këtë gjendje me imazhin që Shqipëria synon të përcjellë si destinacion europian.
“Kaq sa u krenova sot për bukurinë e Thethit dhe natyrën e Shqipërisë, kaq u turpërova para miqve të mi të huaj për këtë që pamë në rrugë”, shprehet ai.
Qytetari kërkon nga institucionet përgjegjëse që mbetjet të largohen sa më shpejt dhe që zona të mos lihet në këtë gjendje.
Denoncimi i qytetarit:
Përshendetje, JOQ. Pamjet janë nga Thethi, pranë lumit ‘’Syri i kaltër’’.
Po ju dërgoj një shëmbull shumë të keq dhe një papërgjesi nga ana e të gjithë atyre, qe kan pjesë – duke filluar nga drejtori i IKMT Shkodër, Kryetar i njesisë admin. Theth, deputët, dhe vetë Edi Rama, që u mburr me urdhërin, që dha për tu prishur të tilla banesa apo kjoska tregtare, por ju la mbeturinat turistëve, që fotot të till të bëjn gjiron e Botës.
Nuk kan pak respekt për ambjentin dhe natyrën? Nuk kan pak respekt për rrogën, që marrin? Nuk kan pak moral, që kur të shëtisin miqt e tyrë këtu mos të kenë të tilla pamje? Nuk kan pak frikë mga Zoti, se këta mbeturina do bëhën semundje për fëmijët e tyrë?
Na flasin nëpër medja, që ata jan të vetëmit njërëz, që duan Shqipërin si Europën? Cilen Europ kan parë këta?
Kam jetuar në 4 shtetë ne Europë, dhe kam qënë në 90% të shtetëvë Europiane, këtë nuk e shef as në lagjen e Romëvë.
Mua sot më erdhi turp nga ju, dhe nuk kisha mundësinë fizikë, që ta heqja me dorë këtë mbeturinë, pavarsisht që nuk eshtë puna ime. Kaq sa u krenova sot për bukurin e Thethit dhe natyren e Shqipërisë, kaq u turpënova para miqëvë të mij të huaj për këtë që që pamë në rrugë.
Ju sot, nuk kishit asnjë ndryshim nga ai njeriu i paprgjegjshëm, që hedh mbeturinat anash rrugës. Lutëm, që këtë post ta shikojn dhe fëmijët tuaj, që të ju pak turp dhe shpresoj të heqët sa më shpejt. Ju lutëm të ngelëm anonim.
