Nata e tmerrit në Krujë, banori: Zjarrin e kemi mbajtur vetë, ishte kaos

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.08.2026, 09:50

Banorët e Krujës kanë përjetuar një natë të vështirë dhe të mbushur me panik, pasi flakët e zjarrit iu afruan rrezikshëm banesave, duke kërcënuar jetën e njerëzve dhe pronat e tyre.

Një prej banorëve ka rrëfyer momentet e tensionuara gjatë përballjes me flakët. Sipas tij, banorët u detyruan të ndërhynin vetë për të frenuar përhapjen e zjarrit, ndërsa situata u rëndua ndjeshëm teksa flakët iu afruan banesave.

Banori tregon se gjatë orëve të mbrëmjes situata u bë kaotike. Frika për përhapjen e zjarrit bëri që banorë të shumtë të nisnin evakuimin, ndërsa rruga u bllokua, duke vështirësuar edhe lëvizjen dhe ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Për banorët, nata u shndërrua në një betejë të vështirë me flakët, në përpjekje për të mbrojtur familjet dhe banesat e tyre.

Kanë ardhur vetëm sa për të fikur vatrat e vogla, se zjarrin e kemi mbajtur vetë komplet. Kemi qenë tepër të rrezikuar, plaka thoshte nuk dal nga shtëpia le të digjem brenda. Ka qenë një tmerr i paparë. Dolëm nga banesa, nxorëm fëmijët e krejt, me siklet të madh. Erdhi u mbush oborri me çuna që e mbajtëm zjarrin. Zjarrfikësit dhe helikopterët e mbajtën njëherë në kontroll deri nga ora 10:00. Pastaj iu afrua shtëpisë dhe mori komplet pjesa e ullishtes. Doli zjarri rreth e rrotull shtëpisë, mori zjarr magazina e ujësjellësit. Ka qenë kaos i paparë. Krejt lagjia po evakuohej, u bllokua rruga e zjarrfikësesh, ishin njerëzit kush të ikte më parë. Krejt lagjia u tmerrua. Kishin frikë se do shpërthenin kabinat elektrike”, rrëfen ai për mediat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit