Sherr në qendër të Durrësit, të rinjtë dalin nga makinat dhe “sqarohen” në rrugë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.08.2026, 01:08

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qendër të Durrësit, në sheshin “Iliria”.

Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë për JOQ Albania se disa të rinj kanë zbritur nga automjetet dhe janë përfshirë në një përleshje fizike në mes të rrugës.

Të rinjtë konfrontohen fizikisht me njëri-tjetrin për disa momente, ndërsa në një moment njëri prej tyre shihet i shtrirë në tokë, teksa tjetri e godet.

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar si pasojë e përplasjes.

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, duke krijuar shqetësim për qytetarët dhe pushuesit që ndodheshin në qendër të Durrësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit