Është kapur pas disa orësh arrati autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, Kristian Sterjo është lokalizuar dhe kapur në afërsi të banesës së tij, pas kërkimeve të zhvilluara nga Policia.
Sterjo dyshohet se qëlloi për vdekje me kallashnikov 20-vjeçarin Johan Zuko, pjesëtar i Forcave të Armatosura, në katin e tretë të një pallati në rrugën “Viktor Eftimiu”.
Pas kapjes, autori i dyshuar po shoqërohet në ambientet e Policisë, ndërsa pritet të vijojnë procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale.