Vlorë: Gjendet një vogëlush i humbur në Lungomare, kërkohen familjarët e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.08.2026, 21:43

Një vogëlush është gjetur i humbur në zonën e Lungomares në Vlorë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e Policisë.

Fëmija është gjetur në fillim të Lungomares, pranë rrotës së madhe dhe lodrave. Ai ka mundur të tregojë vetëm emrin e tij, Reni.

Familjarët që kanë humbur kontaktet me fëmijën ose e kanë parë, lutemi të kontaktojnë menjëherë Policinë e Vlorës për të bërë të mundur bashkimin e tij me familjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit