Sherr për pronat në Vorë: Dy vëllezërit përleshen me motrën, ajo përfundon në spital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.08.2026, 21:11

Një konflikt familjar për pronat ka përfunduar me përplasje fizike në Vorë, ku një grua është dërguar në spital pas një sherri me dy vëllezërit e saj.

Ngjarja është denoncuar në redaksinë tonë nga vëllai tjetër i familjes, i cili ka dërguar pamje filmike nga momentet e konfliktit.

Në pamje, dy burrat i kërkojnë motrës së tyre të largohet nga një banesë, duke pretenduar se prona u përket atyre. Më pas debati degradon në përplasje fizike mes palëve, duke bërë që gruaja përfundojë në tokë, teksa dëgjohet duke kërkuar ndihmën e vëllait që po filmonte situatën.

Gjatë konfliktit dëgjohen edhe ulërimat e gruas, ndërsa në një moment ajo thotë se njëri prej vëllezërve i ka marrë telefonin personal.

Sipas vëllait denoncues, motra e tij, e cila jeton në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri, ka marrë dëmtime gjatë përplasjes dhe është dërguar në spital. Ai pretendon se konflikti ka lidhje me një çështje pronësie dhe se prej rreth tre vitesh familja është përfshirë në përplasje dhe procese civile për pronat.

Denoncuesi pretendon gjithashtu se motra ka pasur më herët konflikte dhe kërcënime me vëllezërit, si dhe se ndaj tyre ka një urdhër mbrojtjeje.

Në denoncimin e tij, ai identifikon dy personat që shfaqen në video si vëllezërit e tij, Alfonc Gjoka dhe Indrit Maloku, ndërsa thotë se vetë ka ndërhyrë për të mbrojtur motrat e tij.

Redaksia jonë publikon pamjet e dërguara nga denoncuesi dhe mbetet në pritje të reagimit të personave të përfshirë dhe autoriteteve për të sqaruar rrethanat e konfliktit, si dhe nëse për ngjarjen është marrë ndonjë masë ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit