Detaje nga vrasja në Korçë: Shoku e ndoqi nga prapa deri në kat të 3-të dhe e qëlloi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.08.2026, 19:19

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e një plumbi të vetëm, i cili ka rezultuar fatal për jetën e tij.

Sipas të dhënave të deritanishme, autori i dyshuar e ka goditur 20-vjeçarin me armë zjarri të llojit "Kallashnikov" nga mbrapa, teksa i riu po ngjiste shkallët e pallatit. Plumbi e ka kapur viktimën në pjesën e poshtme të shpatullës dhe i ka dalë nga ana tjetër e trupit, duke i shkaktuar plagë të menjëhershme vdekjeprurëse.

E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në katin e tretë të një pallati në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 15 të qytetit.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, i cili është larguar nga skena e krimit menjëherë pas të shtënave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit