Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po qëndron në Serbi ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Nga atje Zelensky tha se qëndrimi i vendit për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.
“Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, duke përfshirë, pa dyshim, Krimenë. Ky qëndrim i Serbisë nuk po ndryshon, madje as në OKB”, tha ai.