Pjesë e Forcave të Armatosura, ky është 20-vjeçari që u vra nga shoku i fëmijërisë në Korçë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.08.2026, 17:58

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, pjesëtar i Forcave të Armatosura, i cili u qëllua me armë zjarri pasditen e sotme në lagjen 14 të Korçës.

Sipas informacioneve më të fundit, Zuko dyshohet se është vrarë me kallashnikov nga një person me të cilin ishte shok fëmijërie dhe ishin rritur bashkë. Viktima nuk ishte banor i zonës ku ndodhi ngjarja dhe, sipas të dhënave paraprake, ka tentuar të fshihet brenda një pallati pasi është ndjekur nga autori i dyshuar.

Megjithatë, autori dyshohet se e ka ndjekur 20-vjeçarin edhe brenda godinës, ku më pas e ka qëlluar për vdekje.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar është person me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Pas ngjarjes, autori dyshohet se është larguar nga vendi i krimit dhe policia ka nisur një operacion për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe, ndërsa kontrollet vijojnë për gjetjen e të dyshuarit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes dhe dokumentimin e rrethanave të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit