Nga Kallmi në Currila, era merr 3-vjeçarin dhe e çon në mes të detit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2026, 16:58

Momente paniku janë regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Kallmit, ku një fëmijë vetëm 3 vjeç është marrë nga era dhe është larguar nga bregu, duke përfunduar në mes të detit.

Fëmija, i cili po pushonte me familjarët në Kallm, ka qenë mbi një komordare dyshek kur është transportuar nga era drejt zonës së Currilave.

Situata është pikasur në kohë nga pronari i një beach bari në zonë, i quajtur Erlind Shtylla, i cili ka shkuar menjëherë në ndihmë dhe ka arritur ta nxjerrë fëmijën nga deti.

Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë bëri që ngjarja të përfundonte pa pasoja për 3-vjeçarin.

Kjo ngjarje shërben edhe si një apel për prindërit dhe pushuesit që të tregojnë kujdes maksimal ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në plazh. Në kushtet e erës dhe detit të trazuar, edhe pakujdesia më e vogël mund të sjellë pasoja të rënda, ndaj fëmijët duhet të mbahen gjithmonë nën mbikëqyrje të afërt dhe të mos lihen vetëm pranë ujit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit