Shpërthimi me eksploziv në derën e një banese në Tufinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.08.2026, 15:13

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur rreth orës 00:30 të 8 gushtit në lagjen “Tufinë” në Tiranë, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në derën e banesës së një 72-vjeçari. Nga shpërthimi pati vetëm dëme të pakta materiale, ndërsa në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim tre vëllezër.

Të dyshuarit janë identifikuar me inicialet E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, të tre me precedentë të mëparshëm penalë. Sipas Policisë, ata dyshohet se për motive të dobëta kanë vendosur dhe shpërthyer lëndën plasëse në derën e banesës së shtetasit J. M.

Tre vëllezërit janë shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motivit që qëndron pas ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit