Goditet me vezë Albin Kurti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.08.2026, 12:32

Një incident është regjistruar këtë të shtunë në sallën e Kuvendit të Kosovës, gjatë zhvillimit të seancës parlamentare. Kryeministri Albin Kurti është goditur me vezë nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriu, në momentin që ai po fliste në foltore.

Sipas raportimeve, deputetja opozitare ka hedhur vezë në drejtim të kryeministrit gjatë punimeve të seancës, duke shkaktuar tension në sallën e Kuvendit. Incidenti ka sjellë ndërprerjen e përkohshme të punimeve parlamentare.

Pas incidentit, situata është menaxhuar në sallë, ndërsa pritet vijimi i punimeve të Kuvendit. Ngjarja ka tërhequr vëmendje për shkak të përplasjes së drejtpërdrejtë mes opozitës dhe kryeministrit gjatë seancës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit