Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom Serbia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.08.2026, 12:25

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka shpallur person të padëshirueshëm shtetasin serb dhe drejtorin e Telekom Serbia, Vladimir Luçiç. Sipas vendimit të siguruar nga KOHA, atij i ndalohet përgjithmonë hyrja, kalimi transit dhe qëndrimi në territorin e Republikës së Kosovës.

Në arsyetimin e vendimit, MPB-ja thotë se deklaratat publike të Luçiçit përbëjnë kërcënim për sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës. Sipas autoriteteve kosovare, ai ka promovuar dhe mbështetur politika e aktivitete që sfidojnë kompetencat e institucioneve të Kosovës, veçanërisht në sektorët strategjikë të komunikimeve elektronike dhe infrastrukturës së telekomunikacionit, ndërsa deklaratat e tij janë vlerësuar si nxitëse të gjuhës së urrejtjes dhe destabilizimit.

Vendimi vjen pasi mediat serbe raportuan këtë javë se Luçiç kishte njoftuar hapjen e gjashtë objekteve të reja të Telekom Serbia në Kosovë dhe investime për përmirësimin e rrjetit të telefonisë fikse në zonat e banuara me serbë. Sipas deklaratave të tij, dy prej objekteve do të ndërtoheshin në Partesh, pranë Gjilanit, ndërsa një tjetër në Pasjan. Luçiç ka deklaruar vazhdimisht se Kosova është territor i Serbisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit