Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, dy persona përfundojnë në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2026, 12:07

Një konflikt mes disa të dënuarve ka ndodhur në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Fier, konkretisht në dhomën e ajrimit. Nga përplasja, dy të burgosur kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit janë përdorur mjete të improvizuara, ndërsa dyshohet se të plagosurit janë goditur edhe me brisqe rroje. Burime bëjnë me dije se përplasja ka nisur pasi Jurgen Zotaj ka goditur Denis Brajoviç, i cili më pas është kundërpërgjigjur.

Menjëherë pas incidentit kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së institucionit, duke bërë të mundur ndalimin e konfliktit dhe shoqërimin e të burgosurve drejt qelive.

Dy personat e plagosur janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe nuk paraqesin rrezik për jetën.

Nga burimet brenda burgut mësohet se njëri prej të përfshirëve ndodhej në paraburgim. Pas ngjarjes, drejtuesit e institucionit janë thirrur me urgjencë për të vlerësuar situatën dhe për të përcaktuar masat që do të merren.

Ende nuk janë të qarta motivet dhe rrethanat e plota të konfliktit. Pritet që drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit të dalë me një reagim zyrtar për të sqaruar ngjarjen, si dhe masat e ndërmarra pas incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit