Një shqiptar, i cili po udhëton drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet, ka raportuar për trafik të rënduar në Bosnje dhe Hercegovinë, në drejtim të Malit të Zi.
Sipas tij, në disa segmente të rrugës janë krijuar kolona të gjata, me pritje që mund të zgjasin deri në 10 orë. Ai tregon se në një pjesë të rrugës kolona ka arritur rreth 5 kilometra, ndërsa situata është veçanërisht e vështirë për familjet që udhëtojnë me fëmijë.
Në të njëjtën kohë, shqiptari ka bërë të ditur se ka gjetur një itinerar alternativ nga Bosnja drejt Malit të Zi, ku sipas tij, trafiku është shumë më i lirë dhe rruga është më e shkurtër.
Ai u bën thirrje emigrantëve shqiptarë që janë duke udhëtuar drejt Shqipërisë për pushime që ta marrin në konsideratë këtë informacion dhe ta shpërndajnë, në mënyrë që të ndihmojnë edhe udhëtarët e tjerë të shmangin kolonat e gjata.
“Shpërndajeni, se i ndihmon shumë shqiptarët”, është apeli i tij për bashkatdhetarët që janë në rrugë drejt Shqipërisë.
