U ekstradua për laboratorin e kokainës, nis në GJKKO seanca ndaj ‘kimistit’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.08.2026, 09:58

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca për kolumbianin Saimir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, i dënuar me 14 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit, ku njihej edhe si “kimisti”. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe ka në fokus verifikimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 53-vjeçarin. Rodriguez u ekstradua nga Kolumbia dhe mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së enjtes, pas përfundimit të procedurave përkatëse të ekstradimit.

Saimir Rosales Rodriguez është dënuar me 14 vite burg për lidhjen e tij me laboratorin e përpunimit të kokainës, të zbuluar në Frakull të Fierit. Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme lidhur me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit