Ambasada e SHBA konfirmon Eric Wendt si ambasadorin e ri në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.08.2026, 09:31

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka uruar Wendt për detyrën e re, duke bërë të ditur se ai pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë.

“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

Ambasada thekson se Wendt do të angazhohet në Tiranë në mbështetje të vizionit të Presidentit amerikan Donald Trump për forcimin e sigurisë së përbashkët dhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Sipas saj, ambasadori i ardhshëm do të punojë gjithashtu për një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit