Kaos dhe radhë kilometrike në Kakavijë: Qytetarët bllokohen në temperatura të larta

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.08.2026, 18:41

Pika e Kalimit Kufitar të Kakavijës është përballur me një fluks të jashtëzakonshëm automjetesh, ku radhët e gjata në orët e pasdites kanë arritur deri në rreth 2 kilometra. Qindra udhëtarë dhe emigrantë që po kthehen në atdhe për pushimet e verës po detyrohen të presin për orë të tëra në temperatura mjaft të larta.

Aksioni për të përballuar fluksin po pengohet kryesisht nga ritmi i ngadaltë i përpunimit të dokumenteve në anën greke të kufirit. Sipas informacioneve nga terreni, pala greke po punon me vetëm 1 deri në 2 sportele, ndërsa pala shqiptare ka vënë në dispozicion 6 sportele për të lehtësuar kalimin. Megjithatë, ngadalësia në anën tjetër të kufirit ka sjellë krijimin e radhëve të gjata.

Shifrat zyrtare të lëvizjes për datën 6 Gusht

Sipas të dhënave zyrtare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, gjatë datës 6 gusht janë përpunuar gjithsej 8,016 shtetas në hyrje dhe dalje:

  • 4,953 shtetas kanë hyrë në Shqipëri

  • 3,063 shtetas kanë dalë nga territori

Sa i përket automjeteve, janë përpunuar gjithsej 2,553 mjete:

  • 1,530 automjete në hyrje

  • 1,023 automjete në dalje

Fluksi pritet të mbetet i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, pasi muaji gusht përkon me kulmin e sezonit veror dhe kthimin e masiv të emigrantëve në atdhe për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit