Ujërat e zeza pushtojnë rrugën te Shkëmbi i Kavajës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.08.2026, 16:00

Një situatë shqetësuese po denoncohet nga banorët në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku prej disa ditësh ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe dhe po rrjedhin para një pallati, duke krijuar ndotje dhe rrezik për shëndetin e banorëve. Sipas tyre, problemi është i përsëritur dhe ende nuk ka marrë zgjidhje, pavarësisht sinjalizimeve të vazhdueshme drejtuar institucioneve përgjegjëse.

Banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që përballen me këtë situatë. Ata kujtojnë se një ndërhyrje është bërë gjatë muajit qershor, por problemi është rikthyer sërish dhe prej rreth dy javësh ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në rrugë, ndërsa askush nuk ka ndërhyrë për ta zgjidhur përfundimisht.

Një qytetare shprehet: "Përshëndetje, kemi një shqetësim. Ka kohë që rrjedhin ujërat e zeza para pallatit. Jemi te Shkëmbi i Kavajës. Ju kemi lajmëruar edhe më parë. Erdhen në qershor, por tani problemi është përsëritur. Ka gati dy javë që ujërat e zeza dalin në rrugë dhe askush nuk vjen, pavarësisht sinjalizimeve."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit