Gentian Sula i “Intersig” i pangopur nga tenderat e bashkisë: I vjedh djersën qytetarit të aksidentuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.08.2026, 12:57

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë kompaninë e sigurimeve Intersig VIG Services, pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 6 korrik.

Ai ka treguar se në këtë datë është përplasur nga një automjet taksi, i cili ishte i siguruar pranë kësaj kompanie, ndërsa si pasojë automjeti i tij, një Audi Q8, pësoi dëmtime të konsiderueshme.

Qytetari shprehet se nga aksidenti janë dëmtuar pjesa e përparme e automjetit, feneri, kofanoja, parakolpi, radiatorët, si dhe një sërë komponentësh të brendshëm, përfshirë radarët, sensorët, elementët plastikë dhe shasia, e cila sipas tij është prej alumini dhe kërkon riparim të specializuar.

Ai thotë se vetëm kostoja e pjesëve të blera arrin në rreth 6 mijë euro, ndërsa me riparimin e shasisë, lyerjen e pjesëve dhe kalibrimin e radarëve e sensorëve, dëmi total shkon në rreth 8-9 milionë lekë të vjetra.

Sipas qytetarit, kompania e sigurimeve i kërkoi të priste rreth dy javë për vlerësimin e dëmit dhe ofertën përkatëse. Ai thotë se gjatë kësaj periudhe ka tentuar disa herë të kontaktojë zyrën përgjegjëse për dëmet, por nuk ka marrë përgjigje në numrin e telefonit të vendosur nga kompania.

Pasi nuk mori përgjigje dhe oferta nuk mbërriti brenda afatit të premtuar, qytetari vendosi të riparonte automjetin me shpenzimet e tij. Ndërkohë pas riparimit që bëri vetë, kompania i ka paraqitur një ofertë dëmshpërblimi prej vetëm 3.7 milionë lekë të vjetra, shumë që ai e cilëson "qesharake" dhe larg kostos reale të dëmit.

Qytetari ka vënë në dispozicion të redaksisë fotot e automjetit të dëmtuar, komunikimet me kompaninë, si dhe numrin e dosjes duke kërkuar një rivlerësim të dëmit dhe një trajtim më të drejtë të rastit.

CEO i Intersig Vienna Insurance Group, Gentian Sula, njihet si lavatriçja e parave të çiftit Erion Veliajn dhe Ajola Xoxa pasi kompanitë e tij kanë përfituar në mënyrë te vazhdueshme tendera publike pa konkurrencë. Vetëm kompania Intersig Vienna Insurance Group ka fituar gashtë procedura tenderuese të zhvilluara nga bashkia Tiranë dhe institucionet e saj, me nje vlerë totale rreth 600 mije euro.

Por pavarësisht milionave të fituara nga tenderat pa garë, Gentian Sula do të vjedhë edhe nga djersa e qytetarëve shqiptarë duke mos i dëmshpërblyer ashtu siç duhet nga kompania e sigurimit me të cilën kanë marrëveshje.

Redaksia e JOQ ALBANIA prej më shumë se dy ditësh i është drejtuar kompanisë Intersig VIG Services për qëndrimin dhe reagimin zyrtar lidhur me këtë rast por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq, me date 6 korrik u perfshiva ne nje aksident ku nje automjet taksi me perplasi dhe me shkaktoi deme te medha ne automjetin tim Audi Q8. Pala tjeter qe me perplasi e kishte siguracionin tek kompania Intersig VIG services.

Sic duket dhe ne foto e bera ne momentin e aksidentit, i gjithe balli perpara, feneri, kofano, parafrganot jane demtuar dhe duhen nderruar, gjithashtu dhe radioatoret dhe shume komponente te brendshem si radare, sensor dhe radioatoret, plasitka, se bashku me drejtimin e shasise.

Vetem pjeset qe jane blere jane ne vlere 6000 euro, plus drejtimi shasise te cilet audi q8 e ka alumin dhe eshte goxha e kushtueshme plus lyerjen e pjesve, se bashku me kalibrim te radarve dhe senosreve te cilat po ashtu jane nje kosto goxha e madhe, i gjithi demi shkon 8-9 milion lek.

E prita kompanine 2 jave sic me thane se do sillnin oferten, i telefonova disa here dhe nuk u pergjigjen tek numri qe kane vendosur tek demet (me poshte dhe foto nga datat qe i kam telefonuar) dhe pasi nuk u pergjigjen dhe as nuk e sollen akoma oferten nisa e bera vete makinen, tani ata me sjellin oferte totale 3 milion e 700 mije lek te vjetra, gje e cila eshte aspak jo serioze sepse te gjithe e dime qe me aq lek nuk rregullon nje audi te vjeter dhe jo me audi q8.

Me poshte po ju bashkangjis dhe numrin e dosjes Nr. 01/06919/26-1 tek kompani Intersig Vig services dhe biseda ne komunikimi me ta, gjate gjithe kesaj kohe i prita dhe tani ata vijne me kete oferte qesharake.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit