3 makina në zjarr, digjen kazanët e mbetjeve në Durrës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.08.2026, 11:50

Dhjetë kazanë mbetjesh dhe tre automjete të parkuara u përfshinë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Enver Velja”, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur fillimisht në kazanët e mbeturinave dhe, i favorizuar nga era, është përhapur më pas te automjetet e parkuara pranë tyre.

Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Sipas burimeve, autori dyshohet se është larguar nga zona pranë shkollës në drejtim të rrugës “Mujo Ulqinaku”, ku më pas janë djegur edhe dy kazanë të tjerë mbetjesh.

Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit