Vrasja e Edmond Sulës, policia kontrolle në 4 banesa, shoqëron disa persona

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.08.2026, 11:30

Policia ka intensifikuar hetimet për zbardhjen e vrasjes së Edmond Sulës, duke zhvilluar kontrolle në zonën e Bërxullës. Me autorizim të gjykatës, efektivët kanë ushtruar kontrolle në katër banesa, ku sipas burimeve hetimore fokusi ka qenë te pronat dhe banesat e pjesëtarëve të familjes Loci, në kërkim të provave që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Paralelisht me kontrollet, disa persona janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, marrëdhëniet me viktimën dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë çuar në krim. Hetuesit po analizojnë gjithashtu materiale dhe prova të sekuestruara gjatë aksionit.

Një nga pistat kryesore të hetimit mbetet një konflikt i mundshëm pronësie mes Edmond Sulës dhe personave që po verifikohen nga autoritetet. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe mbledhjen e provave që do të çojnë në zbardhjen e vrasjes dhe identifikimin e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit