Gjendet i pajetë 47-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.08.2026, 09:52

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në sheshpushimin e katit të tetë të një pallati në lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan. Sipas policisë, njoftimi për ngjarjen është marrë rreth orës 08:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera. Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Trupi i 47-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ndërkohë, grupi hetimor po mbledh prova dhe dëshmi që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit