Ministri i Brendshëm shkrep një resme me fansat në Himarë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.08.2026, 23:16

Në një lëvizje surprizë që ka lënë pa punë influencerët shqiptarë, Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari postoi një foto nga një lokal në bregdet, ku në qendër të vëmendjes nuk ishin as Skënder Hita e as Vangjel Tavo.

Nuk dihet nëse zyrtarët e lartë janë shndërruar në zyrtarë-influencerë apo thjesht po përpiqen të përshtaten me gjeneratën e re, por një gjë është e sigurt... kjo foto e ministrit të Brendshëm me qytetarët famsa është bërë virale më shpejt se çdo operacion anti-drogë.

Dhe pastaj vini në dyshim se pse Policia e Shtetit nuk arreston zbrazësit e TT nëpër jahtet e Palasës... përgjigjen e ka dhënë vetë ministri... janë shumë të tënë duke zgjedhur filtrin e fotos që do postojnë në socials...

Fama është e vështirë për t'u menaxhuar... E kur menduam se periudhës së propagandës së Veliajt me foto në rrjetet sociale me çdo qënie që frymon i erdhi fundi, nuk të lënë radhë kolegët që shtohen si kërpudha...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit