Ish-polici Ulian Shpataraku kërcënon me jetë kamarierin në Dhërmi pas sherrit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.08.2026, 22:43

Ish-efektivi i policisë e njëkohësisht miku i ngushtë i ish-drejtuesit të PSH Ilir Prodës, Uljan Shpataraku është shpallur në kërkim nga autoritetet në Himarë, pas një konflikti të dhunshëm verbal me stafin e një hoteli në Dhërmi.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur gjatë pushimeve të tij në zonë, ku situata ka degjeneruar për shkak të pakënaqësive me shërbimin. Administratori i hotelit dhe një prej kamerierëve kanë bërë kallëzim penal në Komisariatin e Himarës, duke deklaruar se ish-zyrtari i ka kanosur me jetë gjatë debatit.

Pas denoncimit, strukturat vendore nisën procedurat dhe shpallën Shpatarakun në kërkim.

Ky incident vjen në një kohë kur Shpataraku është i përfshirë në beteja të tjera ligjore me institucionet, pasi më herët ai ka paditur Policinë e Shtetit në gjykatë për të kërkuar rikthimin e tij në detyrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit