Tiranë: “Rrezikohet tubacioni 500 mm që furnizon banorët me ujë”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.08.2026, 21:14

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim për një kantier ndërtimi pranë kryqëzimit të Rrugës Kosovare, ku ngre shqetësimin për rrezikun ndaj një tubacioni të ujësjellësit.

Sipas denoncuesit, gjatë punimeve rrezikohet dëmtimi i një tubacioni me diametër 500 mm, i cili, sipas tij, furnizon me ujë banorët e zonës.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet zona e gërmimeve pranë një pallati ekzistues, si dhe një tubacion i madh uji që kalon në afërsi të sheshit të ndërtimit.

Qytetari shpreh shqetësimin edhe për distancën e punimeve nga pallati ekzistues, duke pretenduar se themelet e ndërtimit të ri do të hapen vetëm rreth 70 cm larg godinës së banuar.

“Ja seç bëjnë për ndërtuesin, do presin tubacionin 500 mm të ujit që furnizon banorët. Tubacioni ndodhet te kryqëzimi i Rrugës Kosovare”, shkruan qytetari në mesazhin dërguar JOQ Albania.

Ai kërkon verifikimin e situatës dhe ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të sqaruar nëse leja e ndërtimit është dhënë duke respektuar kushtet e sigurisë dhe distancat e nevojshme.

JOQ Albania publikon denoncimin e qytetarit dhe mbetet në pritje të një reagimi nga institucionet përgjegjëse lidhur me këtë situatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit