Humb jetën 40-vjeçari në Durrës, u gjet pa ndjenja në kantierin e ndërtimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2026, 16:58

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Durrës, pasi është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4 të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, 40-vjeçari me inicialet E. L. është konstatuar pa ndjenja dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e humbjes së jetës dhe për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit