Momente paniku në servis, bateria e celularit merr flakë dhe shpërthen gjatë riparimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2026, 15:59

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur në një servis teknik të telefonave celularë në distriktin Kadirli të provincës Osmaniye, në Turqi, ku bateria e një telefoni të riparuar mori flakë dhe shpërtheu pak sekonda më vonë.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, bateria fillimisht nisi të nxirrte tym gjatë procesit të riparimit. Tekniku, sapo e kuptoi rrezikun, e hodhi telefonin mbi tavolinën e punës dhe u largua menjëherë. Vetëm pak çaste më vonë, bateria shpërtheu me një zhurmë të fortë.

Pas shpërthimit, pronari i servisit përdori një fikëse zjarri për të shuar flakët, duke parandaluar përhapjen e zjarrit dhe një incident më të rëndë. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar apo dëme materiale në ambientet e biznesit.

Pronari i servisit, İlbey İsmail Şen, tha se bateria problematike i përkiste një klienti dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin përdorimin e baterive të lira, pa origjinë të verifikuar dhe pa garanci.

"Ky incident na tregoi edhe një herë se sa të rrezikshme mund të jenë bateritë me cilësi të dobët dhe me origjinë të panjohur. U bëjmë apel të gjithëve që të mos vendosin kurrë bateri pa garanci dhe pa certifikim, pasi mund të rrezikojnë seriozisht jetën dhe pronën," deklaroi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit