Zjarr në pyjet e Priskës së Madhe, prej 1 ore ende asnjë ndërhyrje nga ajri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.08.2026, 13:44

Banorët ngrenë alarmin për një zjarr të përmasave të mëdha që ka rënë në zonën pyjore të Priskës së Madhe, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga ajri për shkak të terrenit të vështirë, ku automjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtojnë.

Një qytetar ka bërë të ditur se ka njoftuar shërbimin zjarrfikës, ndërsa nga autoritetet i është komunikuar se situata është në ndjekje. Megjithatë, sipas tij, edhe pas rreth një ore nuk ka pasur ndërhyrje me helikopter, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në zonën me pyje.

Banorët kërkojnë reagim sa më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se ndërhyrja nga ajri është e domosdoshme për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit