Kurti: Presidenti nuk i takon Vetëvendosjes apo asnjë partie

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.08.2026, 13:28

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar para mediave pas kërkesës së tij për shtyrjen e seancës konstituive, duke thënë se nevojitet më shumë kohë për të diskutuar çështjen e presidentit.

Para gazetarëve, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar se posti i presidentit nuk i takon asaj dhe asnjë partie politike.

“Unë besoj që secila pozitë është e rëndësishme, ndonëse nuk janë të njëjta për nga përgjegjësia, ato janë të rëndësishme dhe të vlefshme. Unë nuk mendoj që pozitat institucionale varen më shumë nga viti ose stina e vitit ose muaji i vitit, sesa ajo që shkruan në Kushtetutë e ligj. Dhe unë dua që t’i diskutojë të gjitha këto me ta.

Lëvizja Vetëvendosje në pranverë sivjet e ka bërë një koncesion të madh, e ka tërhequr Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun nga kandidatura për president. Ne jemi subjekti më i madh politik dhe nuk e kemi pasur kandidatin tonë, sepse e kemi tërhequr. Ne kemi thënë që nuk konsiderojmë që presidenti ose presidentja i takon Lëvizjes Vetëvendosje, pra presidenti ose presidentja nuk i takon një partie”, deklaroi Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit