Çifti i moshuar realizon ëndrrën e jetës: Pas 34 vitesh bëhen prindër të dy vajzave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2026, 13:08

Pas 34 vitesh pritjeje, dhimbjesh dhe sakrificash, Abuzer 65-vjeç dhe Zeynep Doğan 59-vjeçe kanë përjetuar momentin që kishin ëndërruar gjithë jetën: u bënë prindër të dy vajzave binjake.

Historia e çiftit nga Adıyaman, i cili nuk u dorëzua përballë vështirësive, është kthyer në një nga rrëfimet më prekëse që ka marrë vëmendjen e publikut në Turqi.

Pamjet e familjes gjatë vizitës në Anıtkabir, së bashku me vajzat e tyre, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe prekën mijëra njerëz. Rruga drejt prindërimit nuk ishte e lehtë për çiftin. Në vitet e para të martesës, ata humbën dy foshnja pas shtatzënive të ndërprera tragjikisht. Megjithatë, kjo nuk i bëri të heqin dorë nga dëshira për të pasur fëmijë.

Për vite me radhë, Abuzer dhe Zeynep kërkuan trajtime në qytete të ndryshme të Turqisë, ndërsa për të përballuar kostot mjekësore sakrifikuan edhe shtëpinë e tyre. Pas një beteje të gjatë, më në fund u bekuan me ardhjen në jetë të vajzave binjake.

Por pas këtij gëzimi të madh, familja u përball edhe me një tjetër vështirësi. Sipas mediave turke, pensioni i Zeynep Doğan dyshohet se është tërhequr për rreth dy vite pa dijeninë e saj, ndërsa karta e saj bankare pretendohet se kishte rënë në duart e një personi tjetër që ishte u lagjes. Pas zbulimit të rastit, karta u rinovua dhe Zeynep Doğan filloi ta marrë vetë pensionin.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte vendimi i Abuzer Doğan për të mos bërë ankesë ndaj personit të dyshuar. Kur u pyet për arsyen, ai u shpreh:

“Nuk e di kush është. Zoti na ruajt, mund t’u bëjë dëm fëmijëve të mi.”

Për të, siguria e vajzave të tij ishte më e rëndësishme se çdo humbje financiare.

Pas publikimit të historisë së familjes, shumë njerëz ofruan ndihmë. Fillimisht u planifikua rinovimi i plotë i shtëpisë ku jetonin, por projekti u anulua pasi u mësua se prona ishte në bashkëpronësi.

Si zgjidhje alternative, u vendos që familja të zhvendoset në një shtëpi të re pranë shkollës së vajzave binjake, në një zonë më të përshtatshme dhe të sigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit