Banorët e Fierzës: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.08.2026, 12:54

Banorët e njësisë administrative Fierz në Bashkinë Fushë-Arrëz kanë kundërshtuar propozimin për bashkimin e kësaj bashkie me Pukën, pjesë e draftit të reformës territoriale të propozuar nga Partia Socialiste. Kryepleqtë e 9 fshatrave janë mbledhur pranë vendit të kuvendeve tradicionale, afër kishës së Fierzës, ku kanë shprehur shqetësimin për pasojat që mund të sjellë ndryshimi.

Sipas banorëve, bashkimi me Pukën do të vështirësonte më tej aksesin në shërbime publike, pasi njësia administrative Fierz ndodhet rreth 100 kilometra larg qytetit të Pukës. Ata kërkojnë që qeveria të rishikojë propozimin, duke argumentuar se zona është lënë pas dore prej vitesh dhe se mungesat në investime, veçanërisht në arsim, kanë ndikuar në zhvillimin e komunitetit.

Ndërkohë, Bashkia Fushë-Arrëz ka njoftuar organizimin e një proteste ditën e premte në orën 17:00 kundër ndryshimeve të propozuara në reformën territoriale. Banorët shprehen se ruajtja e strukturës aktuale administrative do të ishte më e dobishme për komunitetin dhe për ofrimin e shërbimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit