Dy persona sulmojnë taksistin në Lezhë dhe i marrin lekët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.08.2026, 12:11

Një taksist është grabitur në qytetin e Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ngjarja është denoncuar nga vetë viktima, i cili ka deklaruar se është sulmuar nga dy persona.

Sipas dëshmisë së taksistit, dy autorët i kanë zënë pritë dhe, pasi e kanë dhunuar, i kanë marrë sendet personale si dhe një shumë parash. Pas ngjarjes, policia ka mbledhur provat e para dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rastit.

Grupi hetimor po këqyr pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e personave të dyshuar. Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat e sakta të grabitjes dhe për të dokumentuar përgjegjësinë e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit