Nis monitorimi i parqeve kombëtare nëpërmjet dronëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.08.2026, 10:34

Drejtoritë e Parqeve Kombëtare kanë nisur përdorimin e dronëve për monitorimin e territorit të parqeve, duke forcuar mbrojtjen dhe menaxhimin e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit.

Sipas agjencisë, përdorimi i kësaj teknologjie mundëson identifikimin dhe parandalimin më të shpejtë të aktiviteteve të paligjshme, si prerjet ilegale të pyjeve, ndërtimet pa leje, si dhe aktivitete të tjera që dëmtojnë natyrën dhe biodiversitetin.

Po ashtu, dronët do të shërbejnë për monitorimin e situatave emergjente, duke ndihmuar në zbulimin e hershëm të zjarreve, dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe rreziqeve të tjera që mund të prekin këto zona të mbrojtura.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një mbrojtjeje më efikase të trashëgimisë sonë natyrore, duke përdorur teknologjinë në shërbim të ruajtjes së parqeve kombëtare”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit