Shqiptarët u bënë bashkë për ta ndihmuar, Ariola ndahet nga jeta pas betejës së gjatë me kancerin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2026, 09:30

Është ndarë nga jeta Ariola Habilaj, 37-vjeçarja shqiptare që zhvilloi një betejë të gjatë me kancerin në Australi.

Ariola Habilaj, e cila prej vitesh jetonte në Sydney të Australisë, ku kishte ndërtuar jetën e saj me punë dhe sakrifica, është ndarë nga jeta pas një beteje të vështirë me sëmundjen.

37-vjeçarja ishte diagnostikuar me kancer ovarian në stad të avancuar, i cili, fatkeqësisht, ishte përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit.

Në përpjekje për t'i qëndruar pranë në momentet më të vështira, nëna e saj udhëtoi drejt Australisë. Ajo u bëri thirrje shqiptarëve për ndihmë dhe mbështetje financiare, me shpresën se Ariola do ta fitonte betejën me sëmundjen. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimeve, gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo nuk arriti ta mposhtte sëmundjen.

Ditën e djeshme, familjarët bënë të mundur riatdhesimin e trupit të saj nga Australia në Vlorë, ku Ariola do të përcillet për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e sotme, në praninë e familjarëve, të afërmve dhe miqve, të cilët do t'i japin lamtumirën e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit