Eric Wendt miratohet nga Senati, pritet firma e Trump për emërimin në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.08.2026, 09:26

Senati amerikan ka konfirmuar Gjeneral-Lejtnantin në pension Eric Wendt si ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Emërimi i tij u miratua me 50 vota pro dhe 44 kundër, ndërsa tashmë pritet vetëm firma formale e Presidentit Donald Trump, i cili e propozoi për këtë detyrë.

Wendt ka mbi 34 vite përvojë në ushtrinë amerikane, ku pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në forcat speciale “Green Beret”. Ai ka drejtuar Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit. Me emërimin e tij, ai do të pasojë Yuri Kim në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë.

Gjatë dëgjesës në Senat më 20 maj, Wendt deklaroi se prioritetet e tij do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i bashkëpunimit ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, siguria kibernetike dhe nxitja e investimeve amerikane. Ai shprehu gjithashtu mbështetje për SPAK-un, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së institucionit dhe bashkëpunimit të tij me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit