“Shoferja ‘gangstere’ u fut në kundravajtje dhe për pak sa nuk shtypi turistët e huaj”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.08.2026, 21:32

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ngre shqetësimin për një rast të rrezikshëm të shkeljes së rregullave të qarkullimit në qytetin e Sarandës, në kulmin e sezonit turistik.

Sipas qytetarit që ka dërguar videon, një automjet me targa 'AB 471 PK', i drejtuar nga një vajzë dhe me një tjetër vajzë si pasagjere, është futur në kundërvajtje në rrugën "Mit'hat Hoxha", pranë hotelit Andon Lapa.

Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, automjeti shihet duke lëvizur në kahun e kundërt me shpejtësi, duke bllokuar qarkullimin dhe detyruar drejtuesit e mjeteve të tjera të ndalojnë.

Denoncuesi pretendon se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe se dy vajzat që ndodheshin në automjet po këndonin, ndërsa kryenin manovrën e rrezikshme. Sipas tij, për pak sa nuk u rrezikuan edhe disa turistë të huaj që ndodheshin në zonë.

Qytetari shpreh gjithashtu shqetësimin për mungesën e reagimit të strukturave përgjegjëse, duke kërkuar më shumë kontrolle nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, veçanërisht gjatë sezonit veror kur qarkullimi në Sarandë është shumë i ngarkuar.

"Përshëndetje JOQ! Ndërkohë në Sarandë, në pikun e sezonit turistik, një makinë po ecën kundërvajtje me shpejtësi të madhe dhe po bllokon rrugën. Policia e Shtetit në gjumë, Policia Bashkiake në gjumë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Mit’hat Hoxha mbrëmjen e sotme. Për pak sa nuk u shtypën disa turistë të huaj. Ishin dy vajza që po filmonin makinën dhe po këndonin brenda saj", shprehet denoncuesi.

JOQ Albania fton autoritetet të verifikojnë rastin dhe, nëse konstatohen shkelje të Kodit Rrugor, të marrin masat përkatëse ndaj drejtueses së mjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit