Aksident tragjik në Itali: Humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.08.2026, 19:30

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën tragjikisht një emigranti shqiptar në Itali. Viktima është identifikuar si Maksim Sinani, 33 vjeç, banues në zonën e Altopascios.

Aksidenti i rëndë ndodhi në Pistoia, ku 33-vjeçari po udhëtonte me motoçikletën e tij. Sipas të dhënave të para, mjeti i riut shqiptar u përplas fort me një makinë që po vinte përballë në të njëjtën rrugë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe i riu mori plagë mjaft të rënda në trup. Ai u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por për fat të keq nuk mundi t'u mbijetonte dëmtimeve masive, duke ndërruar jetë gjatë natës.

Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti fatal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit