Liburn Aliu deklarohet pas marrjes në pyetje nga Prokuroria

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.08.2026, 14:58

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është intervistuar për më shumë se tri orë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në cilësinë e personit të dyshuar lidhur me rastin e njohur të ambalazhuesve të ujit, proces ky ku dyshohet për dëm miliona eurosh ndaj shtetit.

Pas përfundimit të intervistimit, avokati i tij Artan Qerqini konfirmoi shkurtimisht se Aliu u mor në pyetje si i dyshuar, përpara se t’ia kalonte fjalën ish-ministrit.

Gjatë prononcimit për media, Aliu shprehu lehtësim që më në fund pati mundësinë të jepte sqarimet e tij pas një periudhe të gjatë heshtjeje përballë akuzave dhe sulmeve publike.

“Është një lehtësim që pas dy vjetësh heshtje mundem me e sqaru situatën para Prokurorisë, me marrë masa për gjithë atë sulm i cili ka degraduar aq shumë, por që unë jam përgjigjur me heshtje. Pata mundësi me e sqaru gjithë procesin. Për gjithë periudhën sa kam qenë ministër kam vepruar në përputhje me ligjin dhe sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Nuk ka asnjë vendim i cili mundet me më ndërlidh mua me këtë process, po ashtu as pretendimin për mosveprim”, deklaroi Aliu.

Më tej, ai nëvizoi se i gjithë rasti ka pasur auditime të brendshme e të jashtme, të cilat sipas tij qartësojnë rolin e ministrit si nivel politik karshi administratës.

“Ka qenë një rast i mirë që pata mundësi ta sqaroj të gjithë punën dhe tani jam i lehtësuar”, tha ish-ministri para gazetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit