3 orë në SPAK, oligarku i rrugëve Rrok Gjoka jep llogari për tenderat me Ballukun

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.08.2026, 13:31

Pas një seance pyetjesh që zgjati rreth tre orë, biznesmeni Rrok Gjoka është larguar nga mjediset e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mësohet se prania e tij në SPAK është lidhur me shpjegimet që ai ka dhënë lidhur me procedurat dhe tenderat e rrugëve të fituara ndër vite nga kompania e tij.

Kjo thirrje dhe dëshmi e tij zhvillohet në kuadër të hetimeve intensive që po kryen organi i akuzës lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku po verifikohen kontratat publike, fondet dhe proceset e prokurimit të zhvilluara në sektorin e infrastrukturës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit