Drejtori i emëruar nga Balluku merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.08.2026, 13:26

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku është marrë në pyetje në lidhje me një rast të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Aliu, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit të Portit të Durrësit, është paraqitur në prokurori i shoqëruar nga avokati i tij. Ai u emërua në këtë detyrë rreth një vit më parë nga ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, hetimi lidhet me periudhën kur Aliu ishte ministër në Qeverinë Kurti, detyrë të cilën e mbajti deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqjen. Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi çështjen për të cilën ai është marrë në pyetje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit