Zjarri në Qafë Mollë aktiv prej 10 ditësh, shkrumbohen 8 ha pyje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.08.2026, 11:55

Zjarri që ka përfshirë zonën pyjore të Qafë-Mollës, në Njësinë Administrative Zall-Bastar të Bashkisë Tiranë, vijon të jetë aktiv prej 10 ditësh. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa paraprakisht dyshohet se janë djegur rreth 8 hektarë sipërfaqe pyjore me lisa dhe dushqe.

Terreni i vështirë malor ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka, duke e bërë më të vështirë izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit. Për të ndihmuar në përballimin e situatës është angazhuar edhe një helikopter.

Në terren po punojnë punonjës të Njësisë Administrative Zall-Bastar, të mbështetur edhe nga banorë të zonës, në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e flakëve dhe për të shmangur dëme të tjera në zonën pyjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit