Velipoja në sezon turistik, por tualetet publike në gjendje të mjerueshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.08.2026, 10:49

Sezoni turistik veror është në kulmin e tij, por kushtet në të cilat operojnë disa nga infrastrukturat bazë në zonën bregdetare të Velipojës lënë shumë për dëshirë, duke u kthyer në një shqetësim madhor për pushuesit.

Në redaksinë e JOQ Albania, një qytetare ka denoncuar gjendjen skandaloze të tualeteve publike në këtë zonë turistike.

Ajo ka treguar se si tualetet publike janë në gjendje të mjerueshme. të pista dhe të dëmtuara, duke rrezikuar edhe shëndetin publik. Ndërkohë që mungesa e ujit të rrjedhshëm 24 orë vihet re nga prania e madhe e bidonave dhe kovave uji për nevojat bazë.

Pushuesit bëjnë thirrje urgjente për ndërhyrje nga autoritetet vendore dhe organet përgjegjëse, pasi kjo situatë jo vetëm që dëmton imazhin e turizmit në Velipojë, por bëhet e papërballueshme dhe poshtëruese për mijëra qytetarë që zgjedhin këtë bregdet për të kaluar pushimet e tyre.

Denoncimi i qytetares:

Ckemi JOQ, Tualetet publike në Velipojë janë në gjendje të mjerueshme: jashtëzakonisht të pista, të dëmtuara dhe të papërshtatshme për përdorim!!! Plot ne bidona e kova uji se ne rubinet ska uje 24 ore eshte mesi i sezonit dhe kjo eshte gjendja e tualeteve publike

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit