Më 6 dhe 7 gusht bllokohet aksi Durrës-Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.08.2026, 08:54

Qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës do të bllokohet përkohësisht gjatë netëve të 6 dhe 7 gushtit, nga ora 00:00 deri në 04:30, për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri të Kasharit, pjesë e projektit për zgjerimin e autostradës. Gjatë këtij intervali do të mbyllen dy korsitë në drejtimin Durrës–Tiranë për montimin e trarëve metalikë.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), trafiku nga Durrësi drejt Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet përmes rampave të autostradës Thumanë-Kashar. Mjetet me destinacion aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në këtë aks, ndërsa ato që udhëtojnë drejt Tiranës do të orientohen në rrugën dytësore dhe do të rikthehen në autostradë pas mbikalimit të Kasharit.

ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë sinjalistikën e përkohshme, me qëllim zhvillimin e sigurt të punimeve dhe minimizimin e ndikimit në qarkullim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit